“Opozitarët janë në gjendje me rreziku shtetin për pushtet” / Ekspertët alarmojnë për konflikt në veri

Politika

“Opozitarët janë në gjendje me rreziku shtetin për pushtet” / Ekspertët alarmojnë për konflikt në veri

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 4 tetor 2022 Në ora: 11:44
Pjesëtarë të KFOR-it në Jarinjë në tetor të vitit 2021.

Situata në botë nuk është e mirë, e as në Ballkan. Në Ballkan po paralajmërohen tensione, nga ekspertë e diplomatë amerikan e të tjerë. Ka të ngjarë që fushëbeteja të zhvillohen në Kosovë dhe në Bosnjë.

Eksperti amerikanë, Ian Brzezinski – këshilltar i lartë në Këshillin e Atlantikut, ka folur për ndikimin rus dhe mundësinë e nxitjes së trazirave në Ballkan.

Ai ka thënë se mund të ketë tensione në Ballkan, sidomos në vendet që kanë tensione me njëra tjetrën siç është Kosova dhe Serbia.

“Ka tensione në Ballkan midis grupeve të ndryshme etnike në vende të caktuara, vende të ndryshme kanë tensione me njëra-tjetrën dhe Kosova e Serbia janë një rast klasik. Pastaj ka një paqëndrueshmëri të mundshme në Bosnje, përbrenda dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë. Këto janë raste të dukshme ku ndërhyrja ruse mund të jetë interesante për Putinin si një mënyrë për të nxitur një lloj krize që do të shpërqendronte Perëndimin”, ka thënë ai.

Për tensione ka folur edhe ambasadorja amerikane Jennifer Brush, e cila mendon se ndikimi më i madh i luftës në Ukrainë mund të shtrihet në Bosnje e Hercegovinë dhe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Por, çfarë mendojnë ekspertët në Kosovë, dhe a janë paralajmërimet e tilla serioze, dhe që duhet të merren seriozisht nga shteti.

Tërnava: Ky kërcënim i paraparë nga ana e tyre është shqetësim

Image
Hajrullah Tërnava

 

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se që nga koha e pasluftës, mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet kanë qenë gjithnjë të tensionuara.

Madje, ai thotë se Rusisë nuk po i ecën siç e ka menduar sepse kohën e fundit as populli i vet nuk po dëshiron luftë me Ukrainën.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve Serbi dhe Kosovë gjithnjë janë të tensionuara, qëllimisht nga Serbia, dhe se tani kur është në zhvillim e sipër lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Rusia është e interesuar për përhapje të konfliktit, prandaj janë shqetësuese parashikimet e ekspertit amerikan Ian Brzezinski dhe ish-ambasadorja Jennifer Brush, etj, të cilët parashohin rrezik në Kosovë, në veri, nga përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin”, thotë Tërnava.

Ai beson se dështimi i Rusisë në Ukrainë, e bën edhe më të interesuar Rusinë për një konflikt dhe konflikte të reja jashtë territorit apo fqinjësisë së saj, pasi ajo nuk ia arritit që për një kohë të shkurtrë ta okuponte Ukrainën. Po ashtu ajo, thotë ai, ndodhet në disavantazh në territoret e okupuara, pasi Urkaiani po lufton me sukses për çlirimin e tyre. Një fakt tjetër, që mund ta motivojë Rusinë për konflikte të reja, sipas tërnavës është se Rusia është duke u ballafauqra edhe me një gjendje të palakmueshme, sepse edhe populli rusë nuk po e përkrah luftën mes këtyre dy shteteve, dhe me shumicë po e bojkotojnë luftën dhe po migrojnë në shtete të ndryshme.

Sipas tij, rrezikun që e vlerësojnë eksperti amerikan dhe ish-ambasadorja është një shqetësim, “por që Rusia dhe Serbia e dinë që sigurinë në Kosovë e garanton NATO-ja dhe KFOR-i”.

Tutje, ai shprehet se luftërat speciale e kanë për qëllim t’i arrijnë qëllimet propagandistike të tyre.

“Ky kërcënim i paraparë nga ana e tyre është një shqetësim që mos po zgjerohet lufta edhe në këto territore të Ballkanit, por megjithatë Rusia e din që sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR-i dhe NATO-ja, prandaj nuk ia vlen një luftë e tillë sepse kjo do të thoshte luftë botërore, nga e cila luftë Rusia do të pësojë më së shumti, sepse tani Rusia është kah e humb luftën ndaj Ukrainës, e si të bën luftë me më të fortit e botës sikur që është NATO-ja”, vlerëson ai.

Sipas tij luftërat speciale e kanë për qëllim t’i arrijnë qëllimet propagandistike të tyre, prandaj në këto rrethana shpiken edhe kërcënime të ndryshme, sepse ai që sulmon në këto kohëra do ta pësojë më së shumti, sepse, thotë ai bota e ka kuptuar se kush është shkaktari i kësaj situate luftarake që po zhvillohet tani, e sidomos në luftën që Rusia e sulmoi Ukrainën, pa asnjë bazë.

“Projektet luftarake gjithnjë janë të rrezikshme e sidomos këto ruso-serbe, edhe që bota i ka vënë në shënjestër, dhe botërisht tani po dihen shkaktarët e këtyre situatave luftarake”, nënvizon eksperti.

Në fund, ai kritikon edhe opozitën, për të cilën thotë se ajo asnjëherë nuk i merr seriozisht këto situata, duke përfshirë edhe grevën e cila tashmë u ndërpre, e që sipas Tërnavës, prapa grevës po del të ketë qenë opozita.

“Mjerisht situatën të cilën po e përjetojmë e që kjo luftë mund edhe të zgjerohet në këto regjione, tani edhe pse jemi e gjithë popullata të preokupuar me këto rrethana lufte, opozita asnjëherë nuk e merr seriozisht këtë situatë, dhe tani këto ndodhitë me grevën dhe bojkotimin e mësimit, e rënduan këtë situatë shumë, dhe pranë problemeve të shumta që i kemi në shtetin tonë, opozita as që u angazhua t’i kundërshtojë organizatorët e grevës në arsim, dhe nga këtu po del një konstatim se këta opozitar qëndruan prapa këtyre organizatorëve të grevës, që në këto rrethana të këtyre ndodhive që po ndodhin, me ato shkaqe që i numëruam, të këtyre rrethanave, është për me u habitë se çfarë qenkan në gjendje me rreziku, pra edhe shtetin e tyre këta opozitarët vetëm për me mbërri në pushtet”, përfundoi Tërnava.

Shala: Problemi është koherent dhe prezent në Kosovë për faktin që kemi një qëndrim fortifikues nga Qeveria

Image
Drizan Shala

 

Edhe Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, për “Bota sot” deklaron se nëse Putin ndërron dimensionin e luftës, dhe asaj i bashkohen shtetet, të cilat kanë qenë në BRSS, atëherë kjo mund të përbëj rrezik.

Tutje, thekson se problemi është koherent në Kosovë, pasi që, duhet të zbatojnë masën e reciprocitetit, pastaj kemi presionin politik për jetësim të asociacionit të komunave me shumicë serbe etj.

“Deklarimi i Presidentit Putin për një ndryshim të luftës nga ai për çlirimin nga nazizmi tani ka filluar të krijojë një narrativ të atillë që luftën dëshiron ta "kontrabandojë" në një dimension tjetër që ndërlidhet me luftën fetare.

Dhe kjo është tejet e rrezikshme nëse gjen përkrahës te shtetet që janë pjesë e ish-sistemit të BRSS-së ku ata mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë dhe kjo pastaj të merrë përmasa tejet të rënda duke parë që shumë shtete edhe brenda bllokut BE/NATO janë skeptik në ofrimin e mundësisë që Ukraina të bashkohet në këtë organizatë”, thotë ai.

Sipas Shalës Qeveria ka tri çështje nga të cilat nuk heq dorë, ose do ta ketë të vështirë situatën, për shkak të presionit të jashtëm.

“Problemi është koherent dhe prezent në Kosovë duke marrë parasysh faktin që kemi një qëndrim fortifikues nga qeveria për zbatim të masës së reciprocitetit për targa që skadon në fund të muajit, në anën tjetër kemi presionin politik për jetësim të asociacionit të komunave serbe që në fakt është pushtet i tretë në terren si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit”, deklaron ai.

Sipas tij, Serbia nuk e pranon Kosovën, madje edhe narrativa se Serbia duhet t’i mbrojë qytetarët serbë në Kosovë, kanë bërë që tensionet të jenë të padiskutueshme.

“A mund të priten tensione, kjo është e padiskutueshme sepse janë dy elemente kryesore:

a. Elementi shtetësi të Kosovës që Serbia nuk po e pranon dhe grupet kriminale në veri duke paraqitur çdo aktivitet të strukturave policore si një veprim agresioni kundër popullatës serbe në atë pjesë.

b. Narrativa e krijuar nga Serbia dhe grupeve kriminale që ata duhet të luftojnë dhe të mbrojnë qytetarët dhe tokën e tyre sepse kështu është konceptuar edhe përgjatë viteve të ‘90-ta.

Këto dy elementet në fund japin një pasqyrë e cila është:

Tentativa për destabilizim të sigurisë në njërën anë dhe veprimeve politike të përfaqësuesve politik serb në Kosovë duke pritur edhe rezultatet e zgjedhjeve në Bosnje ku dihet që Dodik do tentojë që të luajë rolin e tij nëse fiton që është bashkimi me Serbinë dhe shkëputje nga sistemi i BeH”, përmbylli Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat