Riformatim të bisedimeve për përfshirje të Opozitës në dialog

Politika

Riformatim të bisedimeve për përfshirje të Opozitës në dialog

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 shtator 2016 Në ora: 17:00
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Pesë vite pas fillimit të këtij lloj dialogu, Republika e Kosovës ka pësuar mjaft dëme, e ky mendim është përsëritur disa herë, mirëpo sikur ka shkuar në vesh të shurdhër. Opozita e Kosovës, konkretisht ‘Vetëvendosje’ në raport me dialogun dinte të ishte mjaft jo racionale, edhe pse në një moment ajo donte që të ishte kyçe në procesin e dialogut, gjatë kohës së VLAN-it. Përfundimisht dialogu i llojit aktual duhet të mbarojë, kurse bisedimet bilaterale Kosovë – Serbi duhet të vazhdojnë, sikur të ishin bisedimet bilaterale të llojit Kosova – Namibia dhe asgjë më shumë”, ka thënë Albinot Maloku.

Subjektet politike opozitare kanë shprehur gatishmërinë e tyre për përfshirje në bisedimet me Serbinë në Bruksel, me kushtin që të ndryshohet formati i deritashëm i dialogut. Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë e saj për përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë.  Bajram Gecaj, zv/Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kryeministri Isa Mustafa që nga fillimi i ka bërë kërkesë opozitës për përfshirje në dialog.  “Kryeministri Mustafa që nga fillimi i këtij mandati i ka bërë kërkesë opozitës që të përfshihet në dialog. Ju e dini që në mandatin e kaluar, ka pasur përfshirje të opozitës. Mandatin e kaluar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur një përfaqësues, Blerim Shalën i cili ka qenë nënkryetar i parë i partisë, pra ka qenë koordinator i dialogut dhe ajo ka qenë shumë e frytshme. Ka mundur që t`i koordinoj punët ndërmjet pozitës dhe opozitës posaçërisht, kur kemi të bëjmë me çështje të interesit nacional”, ka thënë Gecaj.

Ky i fundit,  më tej ka akuzuar opozitën se ka tentuar që cështjet e interesit nacional t`i keqpërdor për përmysjen e pushtetit.  “Ne i kemi bërë opozitës thirrje që nga fillimi dhe vazhdojmë ta bëjmë edhe tash sepse vërtetë do të ishte mirë që opozita të përfshihet në dialog. Megjithatë, ju e dini se ka pasur një rezistencë dhe jo që ka pasur rezistencë, por ka tentuar që këto çështje të interesit nacionalë, t`i keqpërdorë për përmbysjen e pushtetit. Tash sa janë ata të gatshëm të përfshihen, ne do të shohim. Megjithatë do të ishte mirë, sepse këto çështje janë të interesit nacional”, ka theksuar ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat