Kandidati për deputet nga Koalicioni, PDK-AAK-Nisma, Elmi Reçica, ka vizituar sot një biznes në qytetin e tij, Ferizajn. Ai ka thënë se kjo qendër rekreative është më e madhja në Ballkan. Reçica në një status në Facbook ka thënë se ky investim është i mirëseardhur për këtë vend.
“Vizitova kompleksin “Ujëvara”, si dhe pata rastin të shoh nga afër punimet për ndërtimin e qendrës më të madhe rekreative në Ballkan, një investim shumë i madh dhe i mirëseardhur për Ferizajn. #FillimiRi”, ka shkruar Reçica në Facebook.