Vetëvendosje paralajmëron Haradinajn, kjo e pret nëse vjen mocioni për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend

Politika

Vetëvendosje paralajmëron Haradinajn, kjo e pret nëse vjen mocioni për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 nëntor 2017 Në ora: 17:42
Lëvizja Vetëvendosje

Rrëzimi e Qeverisë Haradinaj mund të ndodh shumë më shpejt se që mendohet, pasi që shumica parlamentare e kësaj qeverie është tejet e ulët dhe nuk përben mazhorancë në Kuvendin ne Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se është e gatshme që ta rrëzojë qeverinë, që aktualisht përbehet nga 61 deputetë.

Image
Rexhep Selimi

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shpjeguar se vetëm një kërkesë për rrëzimin e Qeverisë do të vintë nga Lista Serbe atëherë një gjë të tillë nuk do ta bënte.

Selimi ka treguar se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk ka qenë i kënaqur më rezultatin, derisa në balotazh ka thënë se kanë fituar tri komuna.

“Normalisht që në raundin e parë unë personalisht kam pritur rezultat më të mirë  për vetëvendosjen referuar zgjedhjeve paraprake të këtij viti për nivelin parlamentar.  Sido qoftë ne kemi shkuar në gjashtë komuna në balotazh dhe ajo çfarë ka ndodhur unë mendoj se ka qenë e pritshme që në tri komuna ku edhe kemi qenë favorit kemi fituar betejën normalisht edhe në tri komuna tjera ka qenë pak më problematik për shkak të rezultatin të raundit të parë. Sido që të jetë mund të them ky ka qenë rezultati më i pritshëm dhe pozitiv. Për një opozitë të mirëfilltë mocioni për të rrezuar qeverinë vjen më një votë  “ex officio” për shkak se një opozitë që nuk është në gjendje të votoj për rrëzimin e qeverisë ajo nuk e ka vendin në parlament”, ka thënë deputeti Selimi për gazetën "Bota sot".

Sipas tij, pavarësisht kurdo që të iniciohet mocioni për rrëzimin e qeverisë, vota e tyre do të jetë pro rrëzimit, përveç nëse një kërkesë do të vinte nga Lista serbe atëherë Vetëvendosje nuk do ta votonte, ndryshe secila parti opozitare që ngre votë mocioni kundër qeverisë, Selimi thotë se do të vononte për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

“Mos harroni se Qeveria Haradinaj sot për sot është më numrin më të pakët në pushtet sepse nuk e ka shumicën e i ka vetëm 60 deputetë. Kjo qeveri nuk përbenë mazhorancë pasi që është qeveri e njëjtë më opozitën më vetëm 60 deputetët ashtu siq edhe opozita. Duke qenë 60 me 60 atëherë ka humbur shumica dhe nëse humb shumica atëherë humb edhe legjitimiteti, por e ka humbur legjitimiteti qysh në start. Kjo qeveri është nen mëshirën e cilit do deputet që mund të rebelohej dhe të kërkonte tërheqje”, ka përfunduar Rexhep Selimi nga Vetëvendosje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat