Rrënjët e korrupsionit në sistemin e drejtësisë

Politika

Rrënjët e korrupsionit në sistemin e drejtësisë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

“Në fjalimet hyrëse pa dallim ambasadorë të Kuintit dhe Shefja e BE-së treguan edhe një herë kërkesën për luftë kundër korrupsion, dhe se mbetet kusht për liberalizimin e vizave. Këtë vit organizimi i kësaj jave prek tema specifike si rezultat i monitorimit praktik të rasteve të korrupsionit nga Koalicioni i OJQ-ve.  Këto raste dëshmojnë se akterë të lartë të sistemit të drejtësisë janë të përfshirë në raste të korrupsionit, dhe se si vet ky sistem i amniston të njëjtit duke mos i hetuar fare apo duke bërë hetime sa për sy e faqe.  Ky vit dëshmon kultivimin e kulturës se pa ndëshkueshmërisë në rastet kur akteret e sistemit të drejtësisë bien në kundërshtim me ligjin” ka thënë Miftaraj.

Korrupsioni në Kosovë vazhdon të mbetet ndër sfidat më të mëdha që vendi ka përpara, derisa luftimi i korrupsionit po kërkohet vazhdimisht nga përfaqësues të BE-së dhe ambasadave.

Java kundër Korrupsionit që ka filluar në vend, ka mbledhur ambasadorët e Kuintit, të cilët kanë kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe në të njëjtën kohë të fuqizohet sundimi i ligjit. Luftimi i korrupsionit nga Kosova është hap që duhet bërë në kuadër të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian, ka thënë shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. Gjithashtu, sipas Apostolovës, korrupsioni duhet të çrrënjoset plotësisht nga institucionet publike.

“Për Bashkimin Evropian lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet dhe është ndër mesazhet kryesore që dua ta përcjell sot. Bashkimi Evropian përmes raportit për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave, për reformën e legjislacionit e ka rekomanduar Kosovën që të ndërmarrë hapa të fuqishëm në luftimin e korrupsionit si pjesë e rrugëtimit të saj drejt BE-së...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat