2017-ta, vit i premtimeve nga Haradinaj

Politika

2017-ta, vit i premtimeve nga Haradinaj

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 18 dhjetor 2017 Në ora: 20:29
Ramush Haradinaj

Viti 2017 do të mbahet mend për premtimet e shumta elektorale nga ana e kryeministrit, Ramush Haradinaj gjatë fushatës elektorale në dy proceset zgjedhore brenda pak muajve dhe emërimi i një armate të zëvendësministrave nga ai, që gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte qeverinë Mustafa për të njëjtën gjë.

Përpos premtimit për dhënien e një epilogu për çështjen e demarkacionit dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj teksa kërkonte votën e qytetarëve për tu bërë kryeministër, premtonte se brenda tre muajve vendi do të ketë liberalizim të vizave.

Zotohej se me ardhjen në pushtet vendi do të bëhej një parajsë, për faktin se qeveria e udhëhequr nga ai do të punonte për krijimin e vendeve të reja të punës, për rritjen e mirëqenies së qytetarëve, për rritjen e pagave në vend për 30 për qind dhe rritje të pensioneve për 25 për qind.

Thoshte se ekzekutivi i udhëhequr nga ai do të punonte për çrrënjosjen e korrupsionit, rifunksionalizimin e gjigantit metalurgjik “Trepça” dhe sigurimin e qytetarëve me energji elektrike të mjaftueshme.

Zotime të tilla Haradinaj bëri edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Por këtë herë i veshur me kostumin e kryeministrit teksa kërkonte nga qytetarët votën e tyre për kandidatët e AAK-së për kryetar të komunave, premtoi zgjerimin e aksit Gjakovë Klinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat