Gjuajtja me armë nga Gashi dhe deklarata skandaloze e Haradinajt

Politika

Gjuajtja me armë nga Gashi dhe deklarata skandaloze e Haradinajt

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:49
Ramush Haradinaj dhe Dardan Gashi

Se në Kosovë përdoren armët në ahengje nuk është lajm i ri. Por, meqë përdorimi i tyre ka qenë më herët traditë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka menduar ta propozojë legalizimin e gjuajtjes me armë në ahengje.

Ai duke folur për gjuajtjen me armë nga zëvendësi i tij, Ministri i Diasporës, Dardan Gashi, në odën e zëvendëskryeministrit tjetër, Fatmir Limajt, Haradinaj ka thënë se edhe nëse e kanë shkelur ligjin përdoruesit në këtë video, e që të gjithë janë zyrtarë të shtetit, nuk është bërë nami.

Image
Faton Mehmeti

Lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e kryeministrit Haradinaj është skandaloze dhe e paparë në boten demokratike.

“Në çdo vend të botës se qytetëruar një veprim i tillë, siç është gjuajtja më armë të zyrtareve të qeverisë, përveç që do e dënonte edhe do përjashtonte nga qeveria. Por një qeveri që udhëhiqet nga bandat s’mund të reagoj ndryshe pos përkrahjes për veprime antiligjore. Kjo deklaratë e Ramushit është skandaloze, e pamatur dhe e tmerrshme. Nuk ndodh që një kryeministër të nxit veprime kriminale, duke harruar se nga gjuajte të tilla shumë njerëz kanë mbetur invalidë”, ka thënë ai.

Sipas Mehmetit një deklaratë e tillë duhet pasohet më dorëheqje dhe nëse nuk e bënë këtë opozita të kërkojë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat