“Shteti privat i Hashim Thaçit, dekoron partizanët e tij, jo heronjtë që kontribuuan kombëtarisht” - Bota Sot
“Shteti privat i Hashim Thaçit, dekoron partizanët e tij, jo heronjtë që kontribuuan kombëtarisht”

Politika

“Shteti privat i Hashim Thaçit, dekoron partizanët e tij, jo heronjtë që kontribuuan kombëtarisht”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 21 shkurt 2018 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi

“Në listën e të “dekoruarve” nuk janë emrat dhe personalitetet më të rëndësishme të çështjes ilegale, të themeluesve të UÇK-së, dhe të shumë personaliteteve të jetës mediale dhe politike. E thashë këtë se në listë janë anashkaluar edhe forca nga ka dal Thaçi, jo vetëm gazetarë dhe politikanë të LDK-së, etj. Është një listë ndërtuar nga Thaçi, sipas raporteve që ai ka ndërtuar nga viti kur ai ka dalë si drejtor i Drejtorisë politike të UÇK-së, në korrik të vitit 1998. Kushdo që ka qenë kundër Thaçit, është anashkaluar dhe nuk ka marrë dekorata të tilla. Madje as që janë propozuar në listën e tillë”, është shprehur Jeton Kelmendi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dekoruar një sërë personalitetesh me Medalje Presidenciale, një ditë para se vendi të mbushte 10 vjet pavarësi.

Ai dekoroi 200 personalitete të ndryshme për kontributin e tyre në shtet-formimin e Kosovës, ndër të cilët edhe “shokë” të tij të luftës dhe të akuzuar e të dënuar për krime ekonomike pas luftës.

Mirëpo, atij i janë refuzuar këto dekorata nga shumë personalitete, të cilët janë shprehur nuk kanë dashur të dekorohen nga presidenti.

Madje, Thaçi është kritikuar se në mesin e shumë personaliteteve të dekoruara, nuk ka dekoruar gazetarë të gazetës kombëtare “Bota sot” dhe njerëz të kulturës, mes tyre edhe gazetari i ndjerë Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Hilmi Zogiani, Safet Zejnullahu e shumë të tjerë.

Tërheqja e Thaçit

Deri më tani, dekoratat i kanë refuzuar ish-komandantët e UÇK-së, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Komandant Drini, Sylejman Selimi dhe Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja e Veton Surroi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test