Driton Selmanaj flet për bllokimin e koalicionit, tregon pasojat për moskalimin e Demarkacionit

Politika

Driton Selmanaj flet për bllokimin e koalicionit, tregon pasojat për moskalimin e Demarkacionit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 mars 2018 Në ora: 09:52
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se moskalimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, jo vetëm që ka izoluar Kosovën, por, sipas  tij tema të tilla po e ngulfasin edhe jetën publike e politike në Kosovë.

Ai thotë se me moskalimin e kësaj çështjeje, përfaqësuesit e popullit nuk po arrijnë të merren me jetën reale që ka kjo shoqëri.

“Pasojat e moskalimit të Demarkacionit për ne si popull, si shoqëri dhe si politik veç tani se jemi duke i përjetuar. Tash e tre vite pothuajse, përkundër që kjo çështje ishte dashur të përfundojë, i kemi lënë njerëzit të izoluar dhe kjo nuk është pasoja e vetme. Mendoj se kemi edhe pasoja të tjera të cilat janë ngecje drejt Bashkimit Evropian. Tema të tilla që ne nuk po arrijmë t’i kalojmë po e ngulfasin edhe jetën publike e politike në Kosovë sepse nuk po arrijmë të merremi me jetën reale që ka kjo shoqëri, qoftë me gjendjen e rëndë në ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Sipas tij, bllokimi i koalicionit aktual po e pengon Kosovën në çdo aspekt të zhvillimit të saj.

“Bllokimi i koalicionit qeverisës, theksoi se tani është problemi i koalicionit, që po e pengon Kosovën në çdo aspekt të zhvillimit të vendit, të integrimit të saj në BE, por, po them edhe çka është më e rëndësishmja është se me mos kalimin e këtyre temave i kemi lënë nën hije të gjitha problemet tjera reale që tash po i ka kjo shoqëri dhe të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet secili qytetar i Kosovës”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat