Qeveria e dezintegrimit

Politika

Qeveria e dezintegrimit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 6 mars 2018 Në ora: 14:34
Qeveria PANA-Lista Serbe

I nominuari për kryeministër nga partitë e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj gjatë fushatës elektorale premtonte se me ardhjen e tij në pushtet, vendi të përshpejtonte reformat për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian.

Por, me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit kryeministri mori disa vendime, që tash po e çojnë vendin në drejtim të kundërt me atë që u zotua Haradinaj gjatë fushatës elektorale për integrim në familjen e madhe evropiane.

Dhe njëri ndër këto vendime është ai për shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim. Kryeministri i kërkoi ministritë të Arsimit, Shyqyri Bytyçi shkarkimin këtij bordi me arsyetimin se procesi i akreditimit në arsimin e lartë është përcjellë me parregullsi serioze.

Ky veprim nxiti reagim të ashpër në opinionin publik, partitë opozitare dhe nga përfaqësues që merren me monitorimin e sektorit të Arsimit në Kosovë, por Haradinaj nuk u mërzitë fare me kundërshtimet që u bën ndaj vendimit të tij. Ai madje autorizoi ministrinë Bytyqit që të fillon me zgjedhjen e Bordit të ri të AKA-së.

Por, ekzekutivi gjatë këtyre gjashtë muajve dështoi të zgjedh anëtaret e ri të këtij bordi dhe në të njëjtën kohë t’i bind përfaqësuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë se vendimi i tij për shkarkim të bordit paraprak ka qenë i arsyeshëm.

Kjo pasi që në letrat e shkëmbyera me zyrtarët e EQAR-it, Bytyqi nuk ka arritur tu jap atyre informata të mjaftueshme se bordi i shkarkuar ka bërë parregullsi gjatë punës së tij.

Si pasoj e saj, AKA u përjashtua nga një union i rëndësishëm i Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

EQAR konsideron se Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk funksionon më e pavarur, kësisoj nuk i përmbush standardet evropiane të agjencive të akreditimit.

Duke parë që edhe pas përjashtimit të AKA-së, Qeveria nuk është duke u marrë seriozisht më këtë çështje, Kryesia e Kuvendit me kërkesë të deputetëve opozitare ka caktuar të thërras kryeministrin në interpelancë parlamentare.

Por, edhe në këtë interpelancë nuk është që pritet ndonjë zgjidhje lidhur me këtë problem, pasi që koalicioni qeverisës e ka shumicën në Kuvend dhe ka mundësi të hedh poshtë me vota propozimet e opozitës gjatë kësaj seance.

Kështu që shpresa e vetme që Haradinaj t’i përvjel duart dhe të punojë për integrimin e Kosovës në BE, është ndonjë presion nga ana e zyrtarëve të Brukselit dhe të Washingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat