Presidenti austriak: Diçka ka ndodhur mbrëmë... profesori ndërkombëtar e zbulon paktin Thaçi-Vuçiq

Politika

Presidenti austriak: Diçka ka ndodhur mbrëmë... profesori ndërkombëtar e zbulon paktin Thaçi-Vuçiq

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 gusht 2018 Në ora: 21:04
Presidenti i Austrisë, Van der Belen me Thaçin dhe Vuçiqin

Van der Belen, Presidenti i Austrisë, duke folur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “diçka ka ndodhur mbrëmë”, por ka refuzuar të jap më shumë detaje.

“Diçka ka ndodhur mbrëmë. Unë kam përshtypjen se jemi drejt një momenti historik”, tha Der Belen duke iu referuar debatit në forumin e Alpbach, ku folën Thaçi e Vuçiq.

Por çfarë mund të jetë arritur mbrëmë në Austri? A mund të jetë nënshkruar ndonjë marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit?

Lidhur me këtë, për “Bota sot”, ka folur profesori dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi.

“Vjena ka shënuar një kthesë mbrëmë në degradimin e shtetit të Kosovës. Liderët europianë dhe austriakë kanë rënë dakord që Thaçi e Vuçiq të bien dakord për zgjidhje, vetëm me një kusht: Që marrëveshja të mos ketë efekt në shtetet dhe rajonet tjera të Europës”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, Amerika dhe Evropa asnjëherë nuk e kanë menduar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i luste që ta përkrahin për t’i dhënë tokë Serbisë.

Image
Profesori dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi.

“Në të vërtetë Europa, as Amerika nuk ishin mësuar që presidenti i Kosovës t’u thoshte atyre “Mos kini frikë nga ndryshimi i kufijve”! Ata nuk kishin menduar kurrë që kreu I shtetit të Kosovës do t’i luste ata ta mirëkuptojnë në idenë dhe çmendurinë e tij për t’ia dhënë një pjesë të territorit Serbisë, si kusht të pajtimit shqiptaro-serb. Ishte risi, ishte e papritur. Ndaj dhe entuziazmi europian dhe austriak është i përligjur. “Hashimi është politikan më I mirë se unë”. Na lini t’i zgjidhim problemet bashkë, tha Vuçiq. Ndërsa Hashimi e falënderoi presidentin e Serbisë për komplimentin. Jam I sigurt se ai beson në ato që ia thotë Vuçiq e me të cilin “Paska luftuar në vitet 1998-1999”!”, shprehet ai.

Bytyçi ka shtuar se Thaçi po shet atdheun e tij për interesa të tij personale.

“Në Europë dhe në Austri besojnë se Hashim Thaçi është absolute në vendimmarrje. Deri sot ka vërtetuar se i tillë është. Së paku në rastin e Malit të Zi. Prandaj ata vunë afat në zgjidhjen e përfundimin e dialogut, marsin e vitit të ardhshëm. Sa kohë që shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në Ballkan e diasporë do ta lejojnë Hashim Thaçin të sillet me territorin e vendit tonë si dhespot, aq kohë Europa do t’i thotë “Ok bëni si të doni, vetëm na e zgjidhni njëherë e përgjithmonë këtë konflikt”!”.

“Kjo do të thotë se nëse shqiptarët duan ta ndajnë vendin, pse europianët e austriakët, amerikanët e të tjerët do të duhej të ishin kundër?! Kjo do të thotë se shqiptarët janë ata të viteve 1930 kur Çubrilloviçi shkroi meorandumin e shpërnguljes së shqiptarëve dhe në atë memorandum thoshte se “Gjatë procesit të shpërnguljes ne do t’ua mbyllim gojën drejtuesve të shtetit në Tiranë e para, se ata janë të gatshëm të heshtin, mjafton që të përfitojnë nga ne një grusht parashë”! Edi Rama dhe Hashim Thaç bëjnë pjesë në këtë rreth njerëzish, që për interesat e tyre e shesin atdheun, ia falin Kosovën Serbisë”, ka përfunduar për gaztën “Bota sot”, profesori dhe studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor, Enver Bytyçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat