“Hashim Thaçi vazhdon misionin e tij të ‘pazarit’ për kufijtë”, kështu ia ka mbyllur gojën Haradinajt

Politika

“Hashim Thaçi vazhdon misionin e tij të ‘pazarit’ për kufijtë”, kështu ia ka mbyllur gojën Haradinajt

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 gusht 2018 Në ora: 21:20
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

“Hashim Thaçi po vazhdon me misionin e tij te paautorizuar të pazarit me kufij falë edhe një qeverie të dobët. Fatkeqësisht ky kryeministër po informohet nga portalet e mediat si të gjithë ne.  Hashim Thaçi la jashtë çdo informacioni që një lider vendi duhet ti dinte”, ka thënë Avdyli.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë se çfarë po zihet në skenën e diplomacisë ndërkombëtare për kufijtë e vendit.

Image
Haxhi Avdyli

“Në konferencën e sotshme për shtyp të kryeministrit në detyrë, për të vetmen temë që dinte dhe fliste me kompetencë ishte zhdukja e qenve endacakë. Për tjerat fliste si secili qytetar, e jo si numri një i shtetit. S’dinte asgjë çka po flet Hashim Thaçi me Vuçiçin, s’kishte haber çka po zihet në skenën e diplomacisë ndërkombëtare për kufijtë e vendit që kinse po e udhëheq. Askush s`po e informon të ngratin Ramush”, ka deklaruar ai për Bota sot”.

Deputeti Avdyli ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk është fare i informuar nga presidenti Thaçi për çështjen e kufijve.

“Kurse Hashim Thaçi po vazhdon me misionin e tij te paautorizuar të pazarit me kufi falë edhe një qeverie të dobët. Fatkeqësisht ky kryeministër po informohet nga portalet e mediat si të gjithë ne.  Hashim Thaçi la jashtë çdo informacioni që një lider vendi duhet t'i dinte. Nëse edhe më tutje rrinë kryeministër pa kompetenca e njohuri, por veç si vartës i painformuar i Hashim Thaçi flet që patriotizmi  i tij eshte shterr duke zënë vend dëshira e sëmurë për emrin Kryeministër. Qëndrimi aty edhe ndonjë ditë, si u.d i kryeministër se bën lider, por vegël i Hashim Thaçi. Edhe pak atë respekt për kontributin në luftë do e humb te secili kosovar duke treguar që s`ka dinjitet, e lidership por vetëm lakmi e egoizëm fals”, ka potencuar Avdyli për “Bota sot”.

Ndërsa, sipas, analistit politik, Islam Krasniqi presidenti Thaçi i ka mbyllur gojën Haradinajt duke e bërë kryeministër dhe se është çështja është shumë serioze.

Image
Islam Krasniqi

“Presidenti Thaçi e ka futur në lojë  Haradinaj duke ia ofruar postin e kryeministrit dhe ja ka mbyllur gojën, e që për veprimet e presidentit  Haradinaj dëgjon vetëm në mendja.  Më të vërtet çështja është shumë serioze, ashtu siç ka thënë shefi i qeverisë, sepse presidenti po trondit opinionin me deklaratat e tij, lidhur me korrigjimin e kufijve, pa e specifikuar thelbin e asaj që po tenton të thotë”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka shtuar se presidenti Thaçi askënd nuk e njofton për veprimet e tij.

“Nëse bazohemi nga praktika e kupton edhe  Haradinaj se diçka po zihet këtu, kur një pjesë ju shkëput Kosovës dhe ju aneksua Maqedonisë, një veprim i tillë ka ndodhur edhe me Malin e Zi, e tash ku me ditë se çfarë masakre do t`i bëhet territorit të Republikës së Kosovës. Thaçi askënd nuk e njofton për veprimet e tij, dhe vepron në atë mënyrë që të ju bëjë qejfin të tjerëve, por jo qytetarëve të Kosovës!...”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat