Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit që sot e zhvilloi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,, flet për herë të parë, duke treguar se çfarë kanë biseduar dhe se cili do të jetë hapi i radhës i opozitës.
Ish kryeministri Mustafa, shkruan në Facebook se, pas takimin me Kurtin, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim opozitar që degradimi i kësaj qeverie të ndalet sa më shpejt, transmeton gazeta “Bota sot”.
Sipas Mustafës, ai së bashku me Kurtin kanë vlerësuar se Kosova ka nevojë për ndryshime si kurrë më parë.
“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, shkruan Isa Mustafa.