(E plotësuar) - Pas vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së tij, përcjell Bota sot.
"Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante sot (29.09.2018), ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës. Njësitet policore janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit. Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, thuhet në komunikatën e Policisë.
***
Është raportuar se presidenti Thaçi po qëndron në veri tëndit, duke vizituar Liqenin e Ujmanit.
Lidhur me këtë, Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota sot” se për këtë duhet pyetur Zyrën e Presidentit, derisa ka shtuar se ata po kryejnë detyrat e tyre në kuadër të Kushtetutës.
“Jemi duke i kryer detyrat që i kemi me Kushtetutë si Polici e Kosovës, si në Prishtinë ashtu edhe në qendrat e tjera të Kosovës. Për atë duhet pyetur Zyrën e Presidentit, ata e kanë agjendën e tij. Ne po kryejmë operacionet tona që i kemi për detyrë”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.