Abazi tregon se a do t’i sigurojë opozita tre votat për rrëzimin e Qeverisë - Bota Sot
Abazi tregon se a do t’i sigurojë opozita tre votat për rrëzimin e Qeverisë

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Abazi tregon se a do t’i sigurojë opozita tre votat për rrëzimin e Qeverisë

Nga: G.B Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:41
Haki Abazi

Ka kohë që opozita ka paralajmëruar se do të dërgojë në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por që deri më tani nuk ka ndodhur.

Kjo për shkak se opozita nuk i ka ende 61 vota, aq sa i duhen për ta iniciuar mocionin.

Se sa ka mundësi që opozita t’i sigurojë edhe 3 vota, aq sa edhe ju duhen dhe ta rrëzojë Qeverinë, njohësi i çështjeve aktuale politike në vend, Haki Abazi, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se qeveria nuk ka legjitimitet dhe shumica shqiptare është në anën e opozitës dhe pas protestës së 29 shtatorit, Qeveria do të duhej të shkonte pa e cenuar sigurinë.

“Kjo qeveri është pa legjitimitet. Shumica shqiptare është ne anën e opozitës. Kjo qeveri nuk mund të funksionojë pa shumicën shqiptare në parlament. Ajo nuk mund të kalojë asnjë ligj. Protesta e 29 Shtatorit ka qenë përgjigjja më e mirë dhe sikur të kishte pak dinjitet e moral politik kjo qeveri do të duhej të shkonte në shtëpi pa e cenuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit shtetërore”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, opozita do t’i sigurojë edhe 3 votat që ju duhen për ta thirrur seancën për mocion.

“Unë besoj që opozita do të sigurojë edhe 3 vota për ta thirrur seancën për mocion. Ekziston edhe konsensusi më bashkësinë ndërkombëtare dhe opinioni i tyre është se kjo qeveri dhe ky president janë të përfunduar sa i përket legjitimitetit dhe kredibilitetit”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test