Tomë Gashi tregon se cili do të jetë epilogu i rastit “veteranët” - Bota Sot
Tomë Gashi tregon se cili do të jetë epilogu i rastit “veteranët”

Politika

E mërkurë, 17 tetor 2018

Tomë Gashi tregon se cili do të jetë epilogu i rastit “veteranët”

Nga: A.M. Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:21
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se rasti i veteranëve qysh nga fillimi është dizajnuar që të dështoje në aspektin penal.

“Rasti i ngritjes së akuzës për mundësimin e përfitimit të kundërligjshëm të parave nga qeveria e Kosovës respektivisht dyshimin për keqpërdorime të pozitës zyrtare të komisionit qeveritare për veteran të UÇK qysh nga fillimi është dizajnuar që të dështoje në aspektin penal”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se aktakuzë për veteranet e rrejshëm të UÇK nuk ka nga ish prokurori Elez Blakaj.

“Së pari duhet të dimë se prokurori Blakaj nuk ka e ka dërguar aktakuzën në gjykatë dhe kjo aktakuzë është nënshkruar dhe dërguar në gjykatë nga prokurori Afrim Shefkiu e jo nga Blakaj. Thëne shkurt dhe thjeshtë aktakuzë për veteranet e rrejshëm të UÇK nuk kemi nga ish prokurori Elez Blakaj”, ka potencuar ai për “Bota sot”

“Kjo aktakuze kurrë nuk do merr një epilog meritore gjyqësorë sepse në Kosovë fuqinë e vërtetë e kanë politikanet, udhëheqësit politik e që janë edhe shtetëror”, ka theksuar Gashi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test