2 deri 72 gra të virgjëra për myslimanët meshkuj në xhenet, por cila do të jetë pozita e gruas?

Politika

2 deri 72 gra të virgjëra për myslimanët meshkuj në xhenet, por cila do të jetë pozita e gruas?

Nga: Diana Bunjaku Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:32
Don Lush Gjergji, Imam Osman Musliu, Prof. Gani Mehmetaj

Predikuesit e fesë islame nëpër ligjëratat e tyre para besimtarëve, sjellin në vëmendje kryesisht mënyrën se si do të jetohet pas vdekjes.

E për ata që shkojnë në xhenet( parajsë) feja islame parasheh përfitime përtej imagjinatës.

Meshkujt që do të fitojnë xhenetin, sipas fesë islame ndër të tjera do të shpërblehen me nga dy deri me nga 72 gra, të cilat do të jenë gjithmonë të virgjëra. Sipas hoxhallarëve, të cilët ligjëratat e tyre i bazojnë librin e shenjtë Kuran, një njeri i zakonshëm i cili e fiton xhenetin me vepra të mira në këtë botë, do t`i ketë për veten e tij dy hyri (gra), derisa gruaja e tij e kësaj bote do të jetë e 3-ta. Por, me privilegje më të mëdha do të jetë personi i cili bie dëshmor. Për të, sipas islamit në xhenet do të jenë të rezervuara 72 hyri, ndërsa gruaja e tij e kësaj bote do të jetë e 73-ta.

Por, cila do të jetë pozita e gruas në botën tjetër?. A përbën diskriminim për gruan teoria se për burrin do të jenë të “rezervuara” deri në 72 gra, nëse shkon në xhenet. “Bota sot”, lidhur me këtë çështje ka kontaktuar me përfaqësues të fesë islame dhe fesë katolike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në botimin e shtypur të gazetës kombëtare, "Bota sot", si dhe në portal mund të lexoni nga ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat