Flet njeriu që i shpëtoi atentatit: SHIK-u ka qenë dhe mbetët organizata më e rrezikshme kriminale në Kosovë

Politika

Flet njeriu që i shpëtoi atentatit: SHIK-u ka qenë dhe mbetët organizata më e rrezikshme kriminale në Kosovë

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Kadri Veseli, foto ilustrim

Për vite me radhë është përfolur për organizatën kriminale me emrin e quajtur SHIK.

Kjo organizatë dyshohet se ka kryer krime nga më të tmerrshmet në Kosovë, si vrasje, atentate e shumë vepra kriminale të tjera.

Organizata e quajtur SHIK, ishte udhëhequr nga Kadri Veseli, i cili tashmë është kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht edhe i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për SHIK-un, është kërkuar edhe një hetim Parlamentar, por që deri më tani nuk ka ndodhur ky hetim.

Për shumë vrasje dhe atentate është akuzuar SHIK-u, i urdhërdhënës i tyre.

Akuza të shpeshta për këtë rast kemi pas nga Kuvendi i Kosovës, kur deputetët kanë bërë me gisht në drejtim të kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Akuza të tilla kemi dëgjuar shpesh edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për vrasjen e anëtarëve të saj, veprimtarëve të devotshëm të çështjen kombëtare, dhe atentate të ndryshme përfshirë këtu edhe atë ndaj presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Zyrtarët e LDK-së, shpesh e akuzojnë SHIK-un për këto vrasje të cilësuara si politike, ku emra të shquar më nuk janë pjesë e jetës sonë.

E këtyre atentateve të dyshuar që janë bërë nga SHIK-u, kemi edhe ish-deputet të Kosovës, të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht.

Dihet se në Kosovë, qindra vrasje janë të pazbuluara të kryera mirë nga shërbimet tona apo edhe të huaja.

Këto vrasje, falë mosangazhimit të politikës, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë mbetur vetëm në letër, pasi kryerësit e tyre dhe urdhërdhënësit nuk janë arrestuar për të vuajtur dënimin e merituar.

Image
Adem Salihaj

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ndaj të cilit vite më parë ishte bërë antenat, thotë se SHIK-u ka qenë dhe mbetet organizata më e rrezikshme në Kosovë.

Salihaj pohon se, me këtë organizatë janë të lidhura vrasjet, plaçkitjet, tradhtitë dhe kapja e shtetit, prej të cilëve populli shqiptar nuk u çlirua kurrë.

“SHIK-u ka qenë dhe mbetet organizata më e madhe dhe më e rrezikshme e kriminale e Kosovës. Me të janë të lidhura vrasjet, plaçkitjet, kapja e shtetit, tradhtitë dhe të gjitha të këqijat që i kanë ardhur Kosovës në periudhën e pasluftës. Populli shqiptar i Kosovës, edhe pse u çlirua nga Serbia, asnjëherë  nuk arriti ta shijonte lirinë e vërtetë, sepse lirinë e tij ia uzurpuan bandat dhe krimi i komandantëve”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

“Populli shqiptar i Kosovës gjithmonë do të jetojë ne varfëri, frikë e ankth dhe asnjëherë nuk do të jetë i lirë, përderisa nuk do t'i heq qafe njerëzit SHIK-ut, të cilët kanë kapur çdo segment të shtetit”, përfundon Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat