Eksperti i sigurisë: Serbia e shqetësuar, po kërkon ndihmë nga Rusia dhe Kina

Politika

Eksperti i sigurisë: Serbia e shqetësuar, po kërkon ndihmë nga Rusia dhe Kina

Nga: N.H Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 23:02
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë dhënë mbështetje të fuqishme dhe pa rezervë krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ishte ambasadori i ri amerikan, Philip Kosnett dje i pushoi të gjithë zërat kundër Ushtrisë, duke thënë se është proces i natyrshëm që Kosova t’i ketë Forcat e Armatosura.

Lidhur me ketë, eksperti i sigurisë në vend, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova si shtet i njohur nga 116 shtete duhet ta ketë ushtrinë e saj tashmë.

“Kosova si shtet i njohur nga 116 shtete dhe me shpalljen e pavarësisë me 17.02.2008, gjithsesi se duhet ta ketë ushtrinë e saj. Rrethanat në të cilën gjendet tani Kosova, që pavarësinë e saj nuk e kanë njohur edhe 5 shtete të BE-së e që edhe ato janë anëtare të NATO-së, po na e vështirëson formimin e ushtrisë, me vet faktin se këto 5 shtete po e kundërshtojnë formimin e ushtrisë tonë. Jens Stoltenberg, sekretar i NATO-se, u prononcua se Kosova nuk duhet të ngutet me formimin e ushtrisë, dhe nëse veç donë me e formu ushtrinë, duhet të procedohet sipas kushtetutës, e kjo e pamundëson një gjë të tillë, derisa Lista Serbe është pjesë e Parlamentit, sepse kushtetuta duhet të miratohet nga kjo listë me 80 për qind, gjë që e bënë të pamundur formimin e ushtrisë”, ka thënë Tërnava.

Tutje, njohësi i sigurisë, ka potencuar se Serbia me një gjë të tillë është tepër e shqetësuar dhe është duke kërkuar ndihmë nga miqtë e saj si Rusia dhe Kina që të propagandohet kundër ushtrisë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Parlamenti i Kosovës e ka proceduar ketë çështje përmes ligjit që në shkallën e parë i ka kalua tri format e të votuarit dhe tani pritet që më 14 dhjetor të bëhet votimi përfundimtar, dhe po kaloj në ketë votim e që pritet të kaloj, nga kjo datë mund të llogaritet se Kosova tani edhe zyrtarisht është me ushtrinë e saj. Serbia me një gjë të tillë është tepër e shqetësuar dhe kërkon nga miqtë, sikur që janë Rusia, Kina e shumë shtete tjera që me dezinformata të ndryshme sikurse që ata dinë për t’i bërë, që ta bëjnë të pamundur krijimin e ushtrisë”, ka thënë ai.

Në fund, Tërnava ka thënë se me përkrahjen e SHBA-së, formimi i ushtrisë së Kosovës do të ndodhë.

“Në përkrahje të formimit të ushtrisë të Kosovës tani edhe zyrtarisht u prononcua SHBA përmes ambasadorit të saj në Kosovë Philip Kosnett, i cili e arsyetoi bindshëm të mirat e formimit të ushtrisë dhe që në ketë drejtim do ta kemi përkrahjen e Amerikës, e kur dihet se edhe NATO është nën komandën e SHBA-së. Marrë në tersi sikur që tani e kemi përkrahjen e SHBA-së, formimi i ushtrisë do të ndodhë, dhe nuk do të kemi kurrfarë pasoja, sepse ata që na kanë ndihmuar me u çlirua e dinë pse e kanë bërë ketë, dhe se në të ardhmen së shpejti edhe kjo ushtri do të jetë pjesë e NATO-së, dhe në do të ju ndihmojmë miqve tonë, NATO-se me djemtë tanë si pjesë e saj, sikur që na ndihmuan në momentet më të vështira për kombin tonë”, ka përfunduar Hajrullah Tërnava për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat