Mytaher Haskuka do ta padisë për shpifje RTK-në

Prizreni

Mytaher Haskuka do ta padisë për shpifje RTK-në

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:12
Mytaher Haskuka

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka treguar se do të  ngre padi ndaj mediumit publik RTK.

‘Në vend që RTK-ja ta informojë publikun që Komuna e Prizrenit si pako emergjente për pandeminë ka ndarë mbi 1 milion euro, që do të shpërndahen për 1105 biznese, 65 organizata që merren me kulturë, 29 organizata rinore dhe 43 klube sportive, RTK bën lajm shpifjet e një asambleisteje, e cila po të kishte drejtësi, tani do të ishtë në burg për shkak të keqpërdorimeve që i ka bërë si ish-drejtoreshë e PDK-së’, thuhet në reagim.

Sipas tij duke shënuar tituj bombastik dhe duke mohuar të dhënat bazike në lajm.

‘Duke shënuar tituj bombastik dhe duke mohuar të dhënat bazike në lajm, RTK-ja nuk tregon që nga 1476 aplikime të bizneseve kanë përfituar të gjitha bizneset e Prizrenit që kanë qenë të ndikuar negativisht nga masat e qeverisë kundër pandemisë dhe që kanë plotësuar kriteret’, u shpreh ai.

Po ashtu ai ka thënë jemi duke përgadtitur padi për shpifje dhe kompensimit të dëmit

‘Për të gjitha shpifjet që po na bëhen jemi duke përgatitur padi për shpifje dhe kompenzim të dëmit. Gjykatat një ditë do të funksionojnë dhe nga kompensimi monetar nga RTK-ja dhe asambleistja në fjalë planifikoj ta bëj atë që babai im i ndjerë ka bërë shumë, t’i ndajmë personave në nevojë’, thuhet në reagim.

Postimi i plotë

Radio Televizioni i Kosovës, me fondet publike, bën dezinformim të publikut dhe i paraqet shpifjet si lajme.

Për nivelin e gazetarisë së portaleve të paguara nga krimi i organizuar, i cili ka kapur shtetin, nuk kemi çka të flasim, por kur këtë e bën një medium i cili paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, kjo është e papranueshme.

Në vend që RTK-ja ta informojë publikun që Komuna e Prizrenit si pako emergjente për pandeminë ka ndarë mbi 1 milion euro, që do të shpërndahen për 1105 biznese, 65 organizata që merren me kulturë, 29 organizata rinore dhe 43 klube sportive, RTK bën lajm shpifjet e një asambleisteje, e cila po të kishte drejtësi, tani do të ishtë në burg për shkak të keqpërdorimeve që i ka bërë si ish-drejtoreshë e PDK-së.

Duke shënuar tituj bombastik dhe duke mohuar të dhënat bazike në lajm, RTK-ja nuk tregon që nga 1476 aplikime të bizneseve kanë përfituar të gjitha bizneset e Prizrenit që kanë qenë të ndikuar negativisht nga masat e qeverisë kundër pandemisë dhe që kanë plotësuar kriteret.

Për kriteret, punën e komisionit dhe listat preliminare, RTK-ja mund të informohej nga ueb-faqja e Komunës, por ja që nuk është e interesuar për të vërtetën, por për shpifjet.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe faktit se çdo biznes që ka aplikuar dhe që përmbush kriteret do të përfitojë, shuma e ndihmave për biznese do të jetë simbolike por ne ndajmë atë që e kemi me qytetarët e jo me kriminelët.

Për të gjitha shpifjet që po na bëhen jemi duke përgatitur padi për shpifje dhe kompenzim të dëmit. Gjykatat një ditë do të funksionojnë dhe nga kompensimi monetar nga RTK-ja dhe asambleistja në fjalë planifikoj ta bëj atë që babai im i ndjerë ka bërë shumë, t’i ndajmë personave në nevojë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat