Hapet e pamja për babain dhe të bijën që u vranë në Prizren

Prizreni

Hapet e pamja për babain dhe të bijën që u vranë në Prizren

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Babai dhe e bija që u vranë në Prizren

Në lagjen “Edit Durham” në Prizren është hapur e pamja për zyrtarin policer S.M. dhe vajzën e tij që mbetën të vdekur mbrëmjen e së martës

Familjarët e viktimave tashmë po presin në shtëpinë e tyre njerëzit që po ju shkojnë për ngushëllime, me rastin e humbjes së dy anëtarëve të familjes.

Një ngjarje e rëndë mbrëmë ka tronditur Prizrenin. Babë e bijë janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, derisa dyshimet e para janë se babai fillimisht e ka vrarë vajzën e pastaj veten. 52-vjeçari, pjesëtar i Policisë së Kosovës, aktin dyshohet se e ka kryer me armën zyrtare.

Kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës. S.M. nga Prizreni, 52 vjeç, dyshohet se pikërisht me armën zyrtare e ka vrarë vajzën e tij, 21 vjeçe, e pastaj edhe veten.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat