Familja Jahja nga Prizreni ishte në mes të rrugëve, bëhet me shtëpi të re

Prizreni

Familja Jahja nga Prizreni ishte në mes të rrugëve, bëhet me shtëpi të re

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 00:59
Familja Jahja

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi solli për publikun historinë e familjes Jahja në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Familja Jahja me pesë anëtarë është e kërcënuar nga rreziku i të mbeturit ne mes të katër rrugëve. “18 vite gjithmonë me lot, kur nuk ke kushte dhe nuk ja jep dot fëmijëve me vjen të mbys veten. Mendova ku do flemë tani që dimri është në prag, dua të hyj në tokë kur më kërkojnë fëmijët kushte”, thotë Shpresa. Brenda kësaj ndërtesë të rrënuar jetojnë katër pjesëtarë të familjes Jahja. Burimi, Halili, Petriti dhe Shpresa.

“I kam të sëmurë fëmijët, kanë kaluar temperature, burri ka shtyllën kurrizore të thyer nga aksidenti, fëmijët nuk shkojnë në shkollë, këtu nuk kemi as kushtet më elementare”. Petriti punon si pastrues në ambulancën e fshatit, por 150 eurot që merr nuk i dalin as për ilaçe. Kjo shtëpi ku jetojnë, nëse mund të quhet e tillë, nuk është e tyre. Shumë shpejt duhet ta lirojnë duke përfunduar në rrugë. Por edhe këtu brenda nuk ka ndonjë ndryshim nga rruga. Fëmijët janë të tmerruar.

“Do doja një banesë një shtëpi, nuk kam bukë të ha, shokët më tallin thonë ti s’ke shtëpi”.

“Ne na hyn shiu në këtë shtëpi, ju lutem na ndihmoni, kemi mbetur edhe pa bukë, vjen babi i kërkojmë ushqim, katastrofë është”. Ky veprim i thjeshtë në dukje tregon sakrificën e nënës për fëmijën, që shpesh herë shkon edhe në vetëflijim. Burimi përpiqet ta qetësoje mamanë e tij, ai është i ndjeshëm dhe nuk duron dot ta shohë duke qarë. Shpresa shpeshherë është dorëzuar përpara fatit të saj, raporton balkanweb.

“Kam lypur edhe për një thes me miell, kam lypur nëpër xhami, ku ka pasur besimtarë, ata që na shikojnë të vënë dorën në zemër, uroj të dali ndonjë bamirës të na ndihmojë dhe ne të dalim nga kriza”, thotë gruaja. Halili edhe pse i sëmurë dëshiron të punojë, por askush nuk e merr pasi ende nuk ka mbushur moshën për punë. “Dua të ndihmoj prindërit, por më thonë ti je ende i ri”, thotë djali. Nuk kanë as banjë, as një vend ku të lahen, as kuzhinë e vend për të gatuar edhe këtë sobe të vjetër dikush ia ka falur së fundmi.

Por thirrjet e tyre plot dëshpërim janë dëgjuar nga një bamirës me zemër të madhe. Ai i ka dhënë familjes lajmin e mirë se me porosi të Elvis Naçit që nga ajo ditë do hidheshin themelet e një banesë të madhe e të ngrohtë për ta. Sot familja Jahja është futur në banesën e re.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat