Gjykata në Prizren dënom me 10 muaj burg të akuzuarin për keqëperdorim të detyrës

Prizreni

Gjykata në Prizren dënom me 10 muaj burg të akuzuarin për keqëperdorim të detyrës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, (trupi gjykues në përbërje: Xheladin Osmani kryetar, Refki Piraj dhe Fatmir Krasniqi anëtarë), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  I.B., për shkak se:

Nga data 15 maj 2015, deri më datë 29 tetor 2015, në  Prizren, në objektet zyrtare të Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligje, në atë mënyrë që, brenda periudhës kohore të cekur më lartë, bën shpërndarjen e pasurisë jo financiare (Laptop dhe çanta të laptopëve) për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copësh nga sasa totale prej 43 copësh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të  mandatit publik, ashtu siç parashesh Ligji 03/L -048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe Rregullorja e Ministrisë së Financave 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, ndërsa për 3 laptopë të tjerë nuk ka prova se të njëjtët u janë shpërndarë personave për të cilat kanë qenë të destinuar duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej rreth 19,350.00 euro,kësodore ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me par. 2.1 dhe 2.2 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit I.B., i ka shqiptuar :

DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve.

E dëmtuara Komuna e Prizrenit, për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat