Likaj ngushëllon familjen e profesorit Shabani

Prizreni

Likaj ngushëllon familjen e profesorit Shabani

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:18
Ramë Likaj

Ka ndërruar jetë prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, Dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit nga radhët e AAK-së Ramë Likaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve.

‘Ngushëllime të sinqerta për vdekjen e prof. asoc.dr. Fahredin Shabani, Dekan në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në edukimin e gjeneratave do të kujtohen përherë.

Ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve e studentëve!

Profesor Fahredini pushoftë në paqe’, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat