Prokuroria vazhdon hetimet rreth motivit të vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren

Prizreni

Prokuroria vazhdon hetimet rreth motivit të vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:44
Foto

Një 15 vjeçar vdiq dje pas therjes me thikë nga një bashkëmoshatar në Prizren.

Viktima ishte përfshirë në një zënkë mes pesë personash, e cila edhe i mori jetë.

Vdekjen e tij e konstatoi ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë u dërgua për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se janë duke vazhduar hetimet rreth motivit të vrasjes së 15 vjeçarit.

“Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale. Nga informacionet fillestare rezulton se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika. Momentalisht, prokurori kujdestar së bashku me policinë janë duke bërë hetime, për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për ta zbardhur rastin në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat