Theu lokalin në Prizren dhe vodhi para e gjësende të tjera, burri dënohet me burg dhe gjobë prej 500 eurosh

Prizreni

Theu lokalin në Prizren dhe vodhi para e gjësende të tjera, burri dënohet me burg dhe gjobë prej 500 eurosh

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:10
Ilustrim

M.R është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren, pasi theu një market, vodhi para nga arka si dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqind e tridhjet e tetë euro (238.oo €).

Përmes një komunikate për media të Gjykatës Themelore në Prizren, thuhet se M.R dënohet me gjobën në shumë prej 500 euro si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Po ashtu vetura me të cilën u largua M.R nga vendi i ngjarjes është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës.

“Me datë 4 nëntor 2018, pas mesnate, në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e qytetarëve dhe thyejnë lokalin – marketin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë – shufër hekuri, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro (238.oo €) euro, nga ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë, me të cilat veprime i pandehuri M.R., të dëmtuarit i shkaktojnë dëme materiale si më lartë”, thuhet në këtë komunikatë.

Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat