Berisha me akuza të reja ndaj Haskukës: Drejtorët e tij kanë qarë nëpër zyre të prokurorëve

Prizreni

Berisha me akuza të reja ndaj Haskukës: Drejtorët e tij kanë qarë nëpër zyre të prokurorëve

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:26
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ke hedhur akuza të reja ndaj qeverisjes së Mytaher Haskukës në Prizren.

Berisha thotë se drejtorët e tij më shumë i gjen nëpër zyra të organeve ligjore, se sa në kuvend komunal.

‘’Drejtorët e Haskukës ma shumë janë në zyre të prokurorisë, se në Kuvend Komunal. Çfarë imazhi i keq iu ka bërë Prizreni me qeverinë e tij. Kanë me dal edhe shumë skandale milionëshe. Drejtorat e Hakukës kanë qajtë nëpër zyre të prokurorëve e policisë.

Armatat janë të kurdisura. Kam dyshime që në Prizren është duke ndodhur një katrahurë’’, thekson Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat