Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Prizreni

Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Më: 26 mars 2021 Në ora: 09:06
Ilustrim

Universiteti i Prizrenit ka ngushëlluar familjen e profesorit Rifat Hoxha, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha”.

“E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë”, thuhet në telegramin e bërë nga rektoratit të Universitetit të Prizrenit”, thuhet tutje në telegram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat