Nis projektimi i njësisë së re onkologjike në Prizren, do të trajtojë deri në 50 pacientë në ditë me kimioterapi

Prizren

Nis projektimi i njësisë së re onkologjike në Prizren, do të trajtojë deri në 50 pacientë në ditë me kimioterapi

Nga: Armirë Shaqiri Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 18:58
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nisur puna për projektimin e njësisë së re onkologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Vitia ka thënë se ky projekt vjen tre vjet pas fillimit të shpërndarjes së terapisë tabletare onkologjike në këtë spital, përcjell Bota sot.

Sipas tij, njësia e re do të funksionalizohet në faza, në përputhje me planin e veprimit, ndërsa në përfundim pritet të ketë kapacitete për trajtimin e 30 deri në 50 pacientëve në ditë me kimioterapi dhe 40 pacientëve me radioterapi.

Vitia ka bërë të ditur se njësia do të pajiset me akselerator linear, simulator CT dhe hapësira moderne për trajtim e kontroll.

Gjithashtu, ajo do të lidhet në mënyrë digjitale me Klinikën e Onkologjisë në QKUK, duke mundësuar planifikimin e përbashkët të trajtimeve nga ekipet mjekësore në Prizren dhe Prishtinë.

Sipas ministrit, synimi i këtij projekti është që pacientët me sëmundje malinje të marrin trajtim më afër vendbanimit, të kenë më pak pritje dhe të kursejnë shpenzimet e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat