Ngrihet aktakuzë ndaj Xhemile Thaçi-Vezgishit

Prizreni

Ngrihet aktakuzë ndaj Xhemile Thaçi-Vezgishit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:35
Xhemile Thaçi-Vezgishi, Mytaher Haskuka

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur sot aktakuzë kundër Drejtoreshës së Arsimit të Komunës së Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishit, për mos deklarim të pasurisë.

Drejtoresha e Haskukës siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë nuk e kishte deklaruar pasurinë e saj për vitin 2019 edhe përkundër faktit se afati për deklarim ishte zgjatur nga 31 marsi i vitit 2020 deri në qershor 2020.

Thaçi-Vezgishi nuk e kishte deklaruar pasurinë edhe përkundër faktit që ishte njoftuar disa herë për obligimin që ka për ta deklaruar pasurinë.

Prandaj Prokuroria konstaton se Drejtoresha e Arsimit të Komunës së Prizrenit,Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka kryer veprën penale nga Neni 430 paragrafi 2 me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr.06./L-074.

Kësisoj kanë kërkuar që Gjykata ta shpall fajtore.

Image
Dokument
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat