Policia e Prizrenit zbulon planin për motoçiklistët

Prizreni

Policia e Prizrenit zbulon planin për motoçiklistët

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:28
Ilustrim

Policia e komunikacionit rrugor në Prizren është duke zbatuar planin operativ “Motoçiklistët”, i cili ka për qëllim kontrollimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion me motoçikleta, për kontrollim teknik dhe regjistrimin e tyre, gjithashtu kontrollimin e drejtuesve për pajisje me patentë shofer për kategori përkatëse.

Njoftimi:

“Andaj gjatë realizimit te detyrave policia ka kontrolluar dhe  ka gjetur parregullsi, për këtë veprim në zbatim të planit janë regjistruar gjithsej 63 tiketa trafiku, për kundërvajtjet si: mosrespektim i semaforit, drejtimi pa patent shofer, ngasja e motoçikletës pa helmet, kalimi i afatit të regjistrimit etj.

Policia do të vazhdoje edhe më tutje ne realizim të këtij plani, dhe aktivitetin e saj do ta shtrij në të gjithë rajonin e Prizrenit”,. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat