“Haskukën e penguan nga qendra që të punojë për Prizrenin”

Prizreni

“Haskukën e penguan nga qendra që të punojë për Prizrenin”

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 01:00
Mytaher Haskuka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka pretenduar se legjislatura e kaluar e ka penguar të vazhdojë punët e komunës kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Ai këtë pohim e ka bërë, teksa ka vlerësuar se Komuna e Prizrenit ka qenë më inferiore në sytë e pushtetit qendror sesa komunat e tjera.

“Z. Haskuka, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, është përballur me sulme më të ashpra të PAN-it, të ish-kryetarëve të PDK’së. Prizreni ka pasë luftë të ashpër edhe me institucione qëndrore, sepse në vend se ato siç kanë qenë dhe kanë bërë në komuna të tjera, t’i ketë në krahë në realizimin e projekteve, i ka pasur kundër, të cilët i kanë shkaktuar ndalesa e vonesa”, ka cilësuar Rexhaj.

Tutje, përfaqësuesi i VV’së në Kuvend ka hedhur akuza edhe ndaj opozitës në Kuvendin Komunal, duke thënë se kanë tentuar t’ia dëmtojë reputacionin Haskukës.

“Mos të harrojmë një gja, Mytaher Haskukës, kuvendarët, s’po flas të Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë çfarë ndodhi, u humb shumica në Asamble dhe nuk kemi mundur të bëjmë as rishikim, sepse opozita nuk ka menduar, ta themi, në të mirë të qytetarit. Ju e dini që kur nuk bëhet rishikimi i buxhetit, pastaj ato para mund të kalojnë me suficit. Besoni apo jo, kemi pasur një opozitë e cila me çdo kusht është munduar të dëmtojë reputacionin e kryetarit Haskuka. Mendoj që kryetari Haskuka është përmbajtur shumë mirë, sepse përballë këtyre sulmeve nuk është e lehtë t’i dilet në krah”, ka deklaruar më tutje Rexhaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat