Anton Quni premton mbështetje për ndërmarrësit e Prizrenit

Prizreni

Anton Quni premton mbështetje për ndërmarrësit e Prizrenit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:50
Anton Quni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për  kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me shpalosjen e programit qeverisës nëpër biznese.

Quni, këtë radhë ndaloi te kompania “PUNTEX”, e cila prodhon veshje- uniforma të ndryshme, për të cilën tha se është një storie e suksesit në Prizren.

Tre partnerët ndërmarrës, Shpendi, Ramadani dhe Yrani, na kanë njohur me sfidat e kompanisë së tyre ndër vite, hapat e veprimtarisë, problemet dhe vështirësitë të cilat nuk janë të pakta, në rrugëtimin e tyre të të bërit biznes. Tre persona të dashur, modest e të përkushtuar në punën që bëjnë, kanë arritur që suksesshëm të hapin dhjetëra vende pune, kryesisht për gra dhe vajza të reja. Biznese të tilla, që krijojnë vende pune për gra e vajza, gjatë qeverisjes time, do ta kenë mbështetjen e veçantë duke i subvencionuar dhe stimuluar për më shumë vende pune”, ka theksuar Quni.

Ai, më tej, tha se “Parkun e Biznesit’, që do t’ua lehtësonte zhvillimin e veprimtarisë, do ta finalizojnë në afat rekord, duke e pajisur me infrastrukturën e nevojshme që nuk e ka momentalisht, si dhe duke e bërë parcializimin në bashkëpunim me bizneset, sipas nevojave dhe specifikave të veprimtarive përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat