Ky është plani i Qunit për turizmin në Prizren

Prizreni

Ky është plani i Qunit për turizmin në Prizren

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:16
Anton Quni

Anton Quni, kandidat i LDK’së për kryetar të Prizrenit ka shpalosur në emisionin DPT te Fidani planin e tij për turizmin në këtë qytet.

“Kur flasim për turizmin, Prizreni është si qendër shpirtërore e shqiptarëve për vendimet e mëdha që janë marrë në të kaluarën por edhe me gjithë ato vlera që i ka me monumente kulturore, fetare,, historike dhe natyrën e bukur përreth mundet me i ngrit në shërbim të turizmit”, tha Quni.

“Tani ne nuk flasim vetëm për infrastrukturën fizike, shembull ne e kemi parapa një teleferik. Ajo është një çështje që mundet me e ndihmuar fushën e turizmit por po flasim për një kulturë më të përgjithshme. Thjeshtë të gjithë qytetarët me ndje vetën pjesë të asaj kulturës”, theksoi ai.

“Vjen në Prizren, vijnë turistët por nuk gjejnë asnjë agjencion të vetëm për informata se çka mundem me vizitu ose që ofron cicëron, që njeh disa gjithë dhe ka njohuri për Prizrenin dhe udhëheq turistët”, shpjegoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat