Balotazhi në Prizren/ Haskuka: Të angazhohemi dhe me 15 nëntor ta përmbyllim ciklin e fitoreve të LVV

Prizreni

Balotazhi në Prizren/ Haskuka: Të angazhohemi dhe me 15 nëntor ta përmbyllim ciklin e fitoreve të LVV

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:12
Mytaher Haskuka

Qyteti i Prizrenit do të shkojë në balotazh.

Kandidat janë Mytaher Haskuka(VV) dhe Shaqir Totaj nga PDK.

Haskuka ka thënë se për ta përmbyllur procesin zgjedhor duhet t’i vazhdojmë edhe më shumë angazhimet tona dhe me 15 nëntor ta përmbyllim ciklin e fitoreve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë, votues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ju me votën tuaj shprehët angazhimin e madh qytetar dhe dëshirën për të mos humbur kohë në projektet për zhvillimin ekonomik të Prizrenit, por fitorja jonë nuk u finalizua tërësisht.

Për ta përmbyllur procesin zgjedhor duhet t’i vazhdojmë edhe më shumë angazhimet tona dhe me 15 nëntor ta përmbyllim ciklin e fitoreve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Duke i falënderuar përzemërsisht votuesit, kandidatët për Kuvendin Komunal, të gjithë vullnetarët e Shtabit, vëzhguesit dhe komisionarët për punën e bërë, ju them se punët e mbetura në gjysmë do t’i përfundojmë, pasi angazhimi për të mbetur të parët në Prizren do të jetë edhe më i madh, sepse Lëvizja VETËVENDOSJE! kurrë nuk ka qenë më e fortë, kurrë nuk ka qenë më e fuqishme.

Mytaher Haskuka

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat