Totaj: Haskuka nuk mund të ketë më shumë vota se ato që i mori më 17 tetor

Prizreni

Totaj: Haskuka nuk mund të ketë më shumë vota se ato që i mori më 17 tetor

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:10
Shaqir Totaj

Kandidati për kryetar nga PDK, Shaqir Totaj ka thënë se kundër kandidati i tij në balotazh, Mytaher Haskuka nuk mund të ketë më shumë vota se sa ato që mori në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Kryetari në ikje ka pasë një iluzion se mund të fitojë mbi 50 përqind, ajo nuk ka qenë e mundur, dhe u tregua se nuk është e mundur, rezultati ka qenë deri diku i pritur sepse unë e kam pasë një parandjenjë, intuitë e cila nuk ka qenë e bazuar ne fakte se ne do të jemi në balotazh, ashtu edhe ndodhi”.

“Ndërsa sa i përket numrit të votave, plus-minus kemi mundur të kemi pasë ndonjë parashikim të gabueshëm mirëpo gjithsesi kemi pasë pritje se do të jemi në balotazh më kryetarin në ikje kandidatin e Vetëvendosjes.

Ajjo ndodhi tani jemi në balotazh aty, dhe është me rendësi që në ndërrimin e dytë rezultati është 0-0”, tha Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat