Haskuka komenton koalicionin PAN në Prizren

Prizreni

Haskuka komenton koalicionin PAN në Prizren

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:00
Mytaher Haskuka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se qytetarët e këtij qyteti nuk dëshirojnë që të udhëhiqen sërish nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma.

Ai ka theksuar se LVV-ja e ka marrë mbështetjen e disa prej partive turke, boshnjake dhe rome, në pjesën kur janë përmendur koalicionet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 14 nëntor.

“Realisht në mbështetje na kanë dalë në mbështetje disa nga partitë turke, boshnjake dhe rome. Mendoj se është normale që PAN-i me u bashku sepse këta i kanë interesat e përbashkëta, bizneset  dhe kapjen e shtetit, i kanë të gjitha interesat e përbashkëta dhe duhet bashkërisht të punojnë, më vjen mirë që janë bashkë”.

“Në anën tjetër edhe më herët PDK-ja ka pasur koalicione që nuk janë kthyer në votë, pasi qytetarët nuk dëshirojnë që në Prizren të kthehet PAN-i”, ka thënë Haskuka.

Ai ka deklaruar se qytetarët në Prizren që nga viti 2018 janë të lirë ta kritikojnë Komunën të cilën ai e drejton, duke shtuar se të gjithë trajtohen barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat