Flet më i votuari për asamble komunale: S’do duhej të paguheshin fare, duhej të ishte punë plotësisht vullnetare

Prizreni

Flet më i votuari për asamble komunale: S’do duhej të paguheshin fare, duhej të ishte punë plotësisht vullnetare

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 09:01
Ilir Gashi

Asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Ilir Gashi, po renditet si më i votuari asamblist, thuajse në të gjitha zgjedhjet me sistetim ‘’një kandidat një votë’’, që nga shpallja e pavarësisë.

Ai në Sytë 7 ka folur për fuqinë dhe angazhimin që ka një asamblist në Kuvendin Komunal.

”Kërkohet shumica. Ne jemi 41 asamblistë në Kuvendin e Prizrenit. Kërkohet 21 veta të jenë shumicë e thjeshtë për ta marrë një vendim. Ato që janë kryesoret janë buxheti dhe rregulloret komunale. Në këtë mandat kemi pasur problem sepse nuk kemi pasur shumicën, dhe shumë vendime nuk kanë kaluar përfshirë edhe buxhetin e vitit 2021”.

”Unë besoj që është një keqkuptim që asamblistët e kanë, sepse e mendojnë vetin se janë në parlament të Kosovës dhe sillen në atë formë sa çdo send e politizojnë. Kuvendet komunale nuk janë sikur Parlamenti i Kosovës. Kuvendi është shumë më direkt i lidhur me qytetarin, dhe kështu duhet të jetë direkt me interesin e qytetarit”.

”Kuvendarët duke mendu se janë në Parlamentin e Kosovës duke politizuar, flasin tema të cilat nuk i takojnë Kuvendit Komunal”.

Sa paguhet për muaj një asamblist?

”Është një pagë paushalle diku 100 euro fikse. Dhe për pjesëmarrje në seancë po ashtu rreth 100 euro. Që diku 200 euro është pagesa. Ne paguhemi për 10 seanca gjatë vitit, që i bie që diku i bie 10 muaj asamblisti i merr nga 200 euro dhe dy muaj të tjerë nga 100 euro”.

”Duke pasur parasysh që kuvendi komunal ka rolin edhe këshilldhënës në qeverisjen lokale, unë mendoj se nuk do duhej të paguheshin asamblistët fare, sepse do duhej të ishte punë plotësisht vullnetare sepse është për të mirën e komunitetit. Nuk ka shumë tepër angazhim sepse vetëm një seancë gjatë muajit mbahet, eventualisht edhe nëse je pjesë e ndonjë komisioni”.

A ka raste të tilla që dikush shpreh interesim për ta korruptuar një asamblist për ta votuar një vendim të caktuar?

”Po mund të jetë, nëse ka ndonjë shpronësim ose nëse është ndonjë vendim i ekzekutivit ku nuk kanë shumicën, atëherë asamblistë e opozitës mund t’i joshin në formë të tillë, por nuk di për ndonjë rast të tillë nëse ka ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat