Shaqir Totaj takim madhështor me rininë në Prizren: Ndryshimi po vjen për ju

Prizreni

Shaqir Totaj takim madhështor me rininë në Prizren: Ndryshimi po vjen për ju

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prizren – Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka mbajtur sonte një takim madhështor me rininë e Prizrenit.

Mbi 500 të rinjë e të reja kanë brohoritur për minuta të tëra emrin e Shaqir Totajt, si të përzgjedhurin e tyre për ta udhëhequr Prizrenin në katër vitet e ardhshme.

Vetë Totaj, gjatë bisedës me ta, u ka premtuar se politikat e tij do të kenë në qendër Rininë dhe investimet për ta.

“Me këtë rini si ju sonte këtu, ndryshimi është i sigurtë për Prizrenin. Bashkë do të bëjmë gjëra shumë të mira. Ju premtoj se gjatë qeverisjes time rinia do të jetë prioritet. Do të angazhohem ditë dhe natë që ju të keni kushte më të mira për të jetuar e mundësi më të shumta për tu zhvilluar.”, ka thënë Totaj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka falënderuar numrin e madh të të rinjve që kanë dalë për të mbështetur Shaqir Totajn. Ai ka thënë se Totaj i njeh kërkesat e tyre dhe do tu qaset me seriozitet.

“Shaqir Totaj ka përvojë dhe është i dëshmuar në shumë fusha, sport, kulturë e menaxhim. Shaqa nuk ka hequr dorë asnjëherë nga Prizreni, e sonte jam i lumtur që po e shoh se Prizreni po e mbështetë Shaqën.”, ka thënë Ismaili.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat