Totaj për keqmenaxhim të parasë publike: Maskat në Prizren janë blerë me çmim 8-9 euro

Prizreni

Totaj për keqmenaxhim të parasë publike: Maskat në Prizren janë blerë me çmim 8-9 euro

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:40
Shaqir Totaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur për keqmenaxhim të parasë publike në këtë komune në katër vitet e fundit.

Totaj ka thënë se në kohën e pandemisë maskat janë blerë nga 8-9 euro. Çmime qesharake Totaj thotë se ka pasur edhe për dezinfektues që janë blerë shumë fish më shtrenjtë sesa në komunat e tjera.

Ai thotë se këto janë dyshime serioze për një korrupsion të mundshëm.

“Kemi pasë disa tendere shumë interesante, kemi pasë cmime të një poci elektrik për ndriqim public 365 euro. Kemi pasë cmime qesharake për maska në kohë të pandemisë ku një maskë është blerë 8-9 euro, të dezinfektuesve me cmime katër pesë fish më të mëdha sesa I kanë blerë komunat e tjera. Këto janë dyshime serioze për një korrupsion potencial të mundshëm”, tha Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat