​Totaj shpreson në proces demokratik dhe transparent

Prizreni

​Totaj shpreson në proces demokratik dhe transparent

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 10:40
Shaqir Totaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizreni Shaqir Totaj pasi ka ushtruar të drejtën e votës, kërkoi që ky raundin i dytë i zgjedhjeve lokale të jetë transparent dhe demokratik.

Totaj u shoqëruar nga bashkëshortja e tij theksoi se pret edhe pjesëmarrje të mjaftueshme të prizrenasve në këto zgjedhje.

Totaj: Urojmë të jetë proces transparent dhe demokratik

“Dolëm për të ushtuar të drejtën dhe obligim qytetar për të votuar. Uroj dhe thërras që të jetë një proces transparent të jetë një proces demokratik, pa incidente dhe skandale sepse qyteti i Prizrenit të jap një mesazh të tregoj se dimë të jemi tolerant dhe demokratik dhe natyrisht pres që kjo kohë e mirë që duket gjatë ditës në mbrëmje të jetë akoma më e mirë dhe mendoj që procesi të jetë i qetë dhe transparent duket se çdo gjë po shkon në rregull. Pres një numër të madh të votues ndoshta jo sa raundin e parë por të mjaftueshëm për të dal secili për të dhënë preferencën e tij për atë që mendon që është më i miri”, tha ai.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizreni ,Shaqir Totaj në balotazhin e sotëm ka kundërkandidat Mytaher Haskukën nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat