Ambasada e Japonisë dorëzon një buldozer për Komunën e Dragashit

Prizreni

Ambasada e Japonisë dorëzon një buldozer për Komunën e Dragashit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Mitsunori OGASAWARA

Sot, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë vizitoi Prizrenin për dorëzimin e një buldozeri për Komunën e Dragashit. Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 250 milionë Jen japonez që është ekuivalent me 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni Kosovë.

Qëllimi i Programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna, Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit.

Buldozeri i cili u dorëzua sot do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm. Qeveria e Japonisë ka mbështetur gjithashtu Projektin për Rritjen e Kapacitetit për Menaxhimin e Mbetjeve drejt Shoqërisë së Ciklit Material të zbatuar nga JICA.

Përmes fazës I të projektit, ka ofruar ndihmë prej rreth pesë milionë euro për përmirësimin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Prishtinë dhe Prizren me 43 kamionë për grumbullimin e mbeturinave. Këtë vit, faza e II-të e projektit ka filluar të përmirësojë kapacitetin e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Suharekës, Rahovecit, Malishevës dhe Dragashit.

Japonia është e përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës në përpjekjet për të përmirësuar mjedisin për cilësi më të mirë të jetës së tyre.

Image
Pamje nga ceremonia
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat