Ky është prizrenasi, të cilit Antidroga ia ‘zuri derën’ për narkotikë

Prizreni

Ky është prizrenasi, të cilit Antidroga ia ‘zuri derën’ për narkotikë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Njësia e Antidrogës dje në orët e para të mëngjesit ka prangosur një person në rrugën Bashkim Suka në Prizren, pasi në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur substanca narkotike. Pas arrestimit i njëjti është dërguar në stacion për intervistim, ku prokurori ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.

Burimet e medias bëjnë me dije se personi që u ndalua për shitblerje të narkotikëve është Gëzim Bojaxhiu.

Në shtëpinë, objektet përreth dhe në veturën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një farë që dyshohet të jetë canabis-sativa, një peshore elektrike, 0.09 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grindera, një qese me 2.15 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, një pako me rizlla dhe një foli alumini me 0.84 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat