Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti Ministrin MBPZHR-së, Faton Peci

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti Ministrin MBPZHR-së, Faton Peci

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 17:31
Pamje nga takimi

Është hera e parë që një Ministër e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë në Prizren, prej se z. Shaqir Totaj ka marrë mandatin e Kryetarit.

Totaj, priti sot Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me të cilin biseduan për zhvillimin e bujqësisë në Prizren si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj në qytetin tonë.

Me këtë rast, Ministri Peci tha se, në emër të Qeverisë e të Ministrisë që ai drejton, është i interesuar ta shfrytëzoj potencialin zhvillimor të Prizrenit dhe se për shkak të sigurisë së ushqimeve, kjo duhet bërë në partneritet me Qeverinë Lokale.

Bashkë me Ministrin Peci, Kryetari Totaj, u zotua se përkrahja e fermerëve nuk do të mungoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat