Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi 10 kontrata me përfituesit e subvencioneve

Prizreni

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi 10 kontrata me përfituesit e subvencioneve

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:46
Pamje nga takimi

Në një ceremoni solemne, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi 10 kontratat e para të përfituesve të subvencioneve të OJQ-ve.

Fituesit e subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u shprehën të kënaqur me punën dhe angazhimin e Komunës për jetën kulturore në Prizren.

Ndërsa, Kryetari Totaj, tha se OJQ-të përfituese janë të dëshmuara ndër vite dhe mbështetja ndaj tyre nuk do të mungoj as në të ardhmen.

Kryetari Totaj, gjithashtu, bëri të ditur se subvencione të këtilla do të ndahen përsëri gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat