​Bytyqi: Kishim pritshmëri më të larta për rendimentin e grurit

Prizreni

​Bytyqi: Kishim pritshmëri më të larta për rendimentin e grurit

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:55
Bexhat Bytyqi

Fushata e korrje-shirjeve është mbyllur me kohë në komunën e Prizrenit, por rendimenti i grurit nuk është ai që pritej. Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi deklaroi se rendimenti ka qenë 3900 kilogramë për hektar ndërsa nuk ishte i kënaqur as me cilësinë.

Bytyqi thotë se pritshmëritë për rendimentin kanë qenë më të larta, por pretendon të kenë ndikuar kushtet atmosferike.

Bytyqi: Rendimenti nuk ka qenë siç është pritur, është më i ulët

"Procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Prizrenit ka përfunduar me 20 Korrik. Korrje-shirjet kanë zgjat afërsisht tre javë. Sipërfaqet të cilat kanë pas korrje janë diku 2150 hektarë të cilat janë realizuar të gjitha. Rendimenti që është prit nuk është ai, është prit të jetë më i lartë, mirëpo për shkak te kushteve atmosferike ky rendiment ka qenë këtë vit më i ulët, rreth 3900 kilogramë i kemi për hektar këtë vit”, ka theksuar Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se edhe cilësia e grurit ka qenë më e dobët.

Bytyqi: Cilësia e grurit nuk ka qenë aq kualitative

“Gjatë procesit të korrje-shirjeve kanë marrë pjesë rreth 45 kombajna, procesi ka shkuar mirë por ka pas vështirësi sepse çmimi i derivateve ka shkaktuar probleme të natyrës së vet, për atë arsye edhe çmimi i korrje-shirjeve ka shkuar deri në 130 euro për hektar… Cilësia e grurit nuk ka qenë aq kualitative por ajo që është, është përfunduar”, vijoi Bytyqi.

Më tej, Bytyqi thotë se Drejtoria e Bujqësisë në këtë komunë është gjithmonë në përkrahje të bujqve.

Bytyqi: Drejtoria e bujqësisë është në vazhdimësi në përkrahje të bujqve

“Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prizrenit është në vazhdimësi në përkrahje të bujqve, i përkrahim në shumë aspekte. Kemi disa projekte që janë në bashkëfinancim me bujq, si në ngritjen e serrave, hapjen e puseve, mbështetjen e mekanizmave bujqësorë”, tha ai.

Bytyqi po ashtu iu kërkoi bujqve që të mbjellin arat dhe mos t'i lënë djerrinë që në të ardhmen të ketë rezultate më të mira.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat