Totaj i lumtur me pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimin për muajin “Rozë”

Prizreni

Totaj i lumtur me pjesëmarrjen e qytetarëve në organizimin për muajin “Rozë”

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 13:35
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte pjesë e një organizimi nga grupi i grave i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për muajin “Rozë” – Muajin e Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Zyra për informim e kësaj komune njofton se Totaj u shpreh i lumtur me pjesëmarrjen masive të profesionistëve të fushës, dhe shumë i lumtur me ardhjen e një numri të madh të qytetareve të Komunës së Prizrenit.

Bëhet e ditur se ai po ashtu uroi që kjo ngjarje të ketë ndikim në ndryshimin e qasjes së grave ndaj kësaj sëmundjeje dhe mënyrës së jetesës,

duke shtuar se kontrollet te specialistët rekomandohen të jenë të shpeshta dhe për çdo shqetësim të vizitohen institucionet mjekësore të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat