Deputeti ekstremist francez nga Prizreni: Ishte qytet i mbretërve serbë, u okupua nga shqiptarët myslimanë

Prizreni

Deputeti ekstremist francez nga Prizreni: Ishte qytet i mbretërve serbë, u okupua nga shqiptarët myslimanë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:00
Deputeti ekstremist francez, Nicolas Bay

Deputeti ekstremist francez, Nicolas Bay ka vizituar Prizrenin, duke e quajtur si ‘qytet i mbretërve serbë’.

Përmes një cicërime në Twitter, Bay thotë se Prizreni u okupua nga shqiptarët myslimanë.

“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë. Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër”, shkroi Bay.

Kujtojmë se Bay, sot për të dytën ditë me radhë e ka vazhduar propagandën kundër UÇK-së, duke e akuzuar se “ka rrëmbyer e vrarë serbë, të cilët më pas i ka vendosur në varre masive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat