Hakohen dy faqe të BIK-ut në Prizren

Prizreni

Hakohen dy faqe të BIK-ut në Prizren

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar  se faqja në Facebook dhe YouTube e Këshillit të BIK-ut në Prizren është hakuar.

Gjithashtu, është njoftuar se postimet e ditëve të fundit në këto llogari të BIK-ut, nuk paraqesin qëndrime zyrtare të institucionit.

“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshillit, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm.

Andaj, si rrjedhojë, publikimet e bëra gjatë këtyre ditëve, nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshillit”, shkruan në njoftimin i BIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat