Vetura u përplas në një shtëpi në Prizren, flet pronari: Kemi trauma

Prizreni

Vetura u përplas në një shtëpi në Prizren, flet pronari: Kemi trauma

Më: 31 mars 2025 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Lenti nga Prizreni ankohet se në rrugën kryesore, po ndodhin shumë aksidente si pasojë e shpejtësisë.

Ai shton se në atë zonë është e lejuar shpejtësia 40km/h, derisa thotë se në shtëpinë e tij për të katërtën herë janë përplasur makina.

“Është hera e katërt që te ne në shtëpi bëjnë vetaksident, kemi shumë trauma”, u shpreh Lenti për emisionin “Fol me Arin”.

Prizrenasi thotë se para se të shtrohej rruga e re, ka pasur policë të shtrirë gjë që ka mundësuar uljen e shpejtësisë, por pas shtrimit të rrugës, ata tani po mungojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat